Merrnin apartamente me qera për të ushtruar prostitucion në Tiranë, arrestohen 2 shtetase të huaja

Policia e Tiranës ka goditur dy raste prostitucioni që ushtrohej në apartamente të marra me qira në kryeqytet, duke vënë në pranga dy shtetase të huaja.
Bëhet fjalë për një 33-vjeçare vietnameze dhe një 43-vjeçare kineze, të arrestuara gjatë operacioneve të koduara “Network” dhe “Foleja 7”, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Komisariati nr. 3.
Sipas hetimeve, 33 vjeçarja P. Th. kishte marrë me qira ditore një apartament në rrugën “Mine Peza”, i cili dyshohet se përdorej për prostitucion. Ndërsa shtetasja kineze Y. W. dyshohet se ushtronte prostitucion në një apartament tjetër të marrë me qira në Rrugën e Durrësit.
Në vijim të hetimeve, Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë edhe një person që dyshohet se përfitonte nga kjo veprimtari e paligjshme. Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash dhe 3 telefona celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


