Burrë e grua gjenden të vdekur në makinë në Malësi të Madhe
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Një burrë 35 vjecar dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në një automjet.
Dy viktimat jane qelluar me arme zjarri pistolete. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aliaj, Komuna Kastrat në Malësi të Madhe rreth ores 10.30.
Sipas policisë, mësohet se shtetasi me iniciale Pal Isufaj, 35 vjec, u gjet pa jetë në makinë bashkë me gruan e tij Dorina Isufaj.
Trupat e pa jetë janë gjetur në një makinë në rrugën dytësore të fshatit. Dy viktimat mesohet se ishin prinder te 3 femijeve.
Policia ka thënë paraprakisht se ka dyshime se burri ka vrarë gruan dhe më pas ka bërë vetëvrasje.
Dyshohet se cifti kishte mosmarreveshje prej mese tre muajsh per shkaqe xhelozie.
Deklarata e policise
Më datë 08.03.2015 në orën 10.45 eshte marre informacion se jane gjetur te vrare ne nje rruge dytesore te fshatit Aliaj, Malesi e Madhe, brenda nje mjeti me targe AA 405 DH, bashkeshortet P I, vjeç 35 dhe bashkeshortja e tij D I, 30 vjeçe banues ne fshatin Aliaj, Bajze rrethi Malesi e Madhe. Nga te dhenat paraprake dyshohet se burri ka vrare gruan per arsye xhelozie dhe me pas ka vrare veten veten. Po punohet per zbardhjen e plote te ngjarjes. Po kryhen veprimet me grup hetimor.