Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari! Plagoset shoku i tij

Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas motorin, humb

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në rrethinat e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem, ku një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet në të cilin qarkullonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin dy shtetas.

Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT