Makina merr flakë në ecje në Tiranë, shpëton drejtuesi i mjetit
Lajmifundit
/
6 Gusht 2026, 07:58
Aktualitet

Nje automjet ka marre flake ne Tirane mbremjen e djeshme teksa ishte ne levizje.
Policia tha se ngjarja ndodhi ne rrugen "Dritan Hoxha" si pasoje e nje defekti ne automjet, por fatmiresisht nuk ka pasoja njerezore vec demeve materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


