Lufta me flakët në Dukat, asfiksohen tre zjarrfikës
Lajmifundit
/
21 Korrik 2025, 16:36
Aktualitet

Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit pranë Vlorës, tre zjarrfikës janë dërguar urgjentisht në spital për ndihmë mjekësore pasi pësuan asfiksim nga tymi i dendur.
Ata u përballën me vështirësi në frymëmarrje gjatë operacionit për të kontrolluar flakët që po përhapej në zonë.
Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në gjendje të stabilizuar në spitalin e Vlorës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për të vënë nën kontroll zjarret në Dukat.


