Kushtetuesja i rrëzoi padinë, ish-ministri Beqaj letër anëtarëve të gjykatës:Në 7 muaj s’kam folur as 2 orë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të dhëna nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Përmes avokatit të tij, ish-ministri ka publikuar letrën e tij drejtuar anëtarëve të Kushtetueses, ku shprehet se ende nuk ka dijeni të rezultatit të votimit, ndërsa shton se “rrëzimi i kërkesës tregon se kundër kërkesës sime kanë votuar të paktën 4 gjyqtarë, por ndoshta kanë votuar en bloc të tetë gjyqtarët”.
Më tej ai thotë “ne nuk kemi mundësinë të dëgjohemi. Rregullat na pengojnë të flasim vetë para jush. Në 7 muaj që trajtoni çështjen nuk na jepni as 2 orë kohë mundësinë të flasim para jush. Nëse do ta kisha pasur mundësinë, sa parashtrova më sipër do t’i kishit dëgjuar prej meje më 23 dhjetor 2025. Edhe ndryshimet e pritshme në Kodin Penal, sepse drafti me ndryshimet kishte dalë në konsultim publik që në tetor 2025.”
Përmes avokatit të tij, ish-ministri ka publikuar letrën e tij drejtuar anëtarëve të Kushtetueses, ku shprehet se ende nuk ka dijeni të rezultatit të votimit, ndërsa shton se “rrëzimi i kërkesës tregon se kundër kërkesës sime kanë votuar të paktën 4 gjyqtarë, por ndoshta kanë votuar en bloc të tetë gjyqtarët”.
Më tej ai thotë “ne nuk kemi mundësinë të dëgjohemi. Rregullat na pengojnë të flasim vetë para jush. Në 7 muaj që trajtoni çështjen nuk na jepni as 2 orë kohë mundësinë të flasim para jush. Nëse do ta kisha pasur mundësinë, sa parashtrova më sipër do t’i kishit dëgjuar prej meje më 23 dhjetor 2025. Edhe ndryshimet e pritshme në Kodin Penal, sepse drafti me ndryshimet kishte dalë në konsultim publik që në tetor 2025.”
Shkelje e barazisë në tender
Mjafton një vendim i GJK i vitit 2006 për të provuar se akuza për shkelje të barazisë në tender është e pabazuar që në krye të herës. Acquis i BE-së nuk është burim i së drejtës penale në Shqipëri. Shqipëria nuk është ende shtet anëtar i BE-së. Rregulloret e BE-së që pretendohet se kam shkelur nuk janë ende ligj në Shqipëri. Ndërsa i famshmi Udhëzuesi PRAG nuk është ligj as në BE, as në Shqipëri. Ja pra që edhe ky dyshim nuk ka ekzistuar që në krye të herës.
Nëse sa më sipër mund të duket se i përket gjykimit të themelit, unë nuk pajtohem.
Nuk pajtohem sepse veprat penale të dyshuara u vendosën artificialisht në kërkesën e SPAK për masë sigurie. U rrit artificialisht dënimi maksimal për të ngritur alibinë e rrezikut të largimit. Çfarë më shtynte mua të largohesha nga vendi? E kisha dhe e kam një procedim tjetër penal për një fakt penal shumë më të rëndë dhe kisha masën “detyrim paraqitje”.
Sipas procedurës suaj, ne nuk kemi mundësinë të dëgjohemi. Rregullat tuaja na pengojnë të flasim vetë para jush. Në 7 muaj që trajtoni çështjen nuk na jepni as 2 orë kohë mundësinë të flasim para jush. Nëse do ta kisha pasur mundësinë, sa parashtrova më sipër do t’i kishit dëgjuar prej meje më 23 dhjetor 2025. Edhe ndryshimet e pritshme në Kodin Penal, sepse drafti me ndryshimet kishte dalë në konsultim publik që në tetor 2025.
E kam të qartë se çfarë do të ketë arsyetimi i rrëzimit të kërkesës. Shumë formalist do të jetë. Arsyetim tipik i një gjykate fakti.
Por ju, të nderuar, nuk jeni shkalla e katërt e gjyqësorit në Shqipëri.
Ka vite që jeni kthyer në shkallë të katërt gjykimi. Ka ndodhur ditë pas dite. E kanë sjellë këtë frymë ata anëtarë që kanë ardhur nga gjyqësori. Kanë sjellë frymën proceduraliste, afatet e tejzgjatura të gjykimit dhe arsyetimit.
Prandaj ndoshta duhet ndaluar me ligj që gjyqtarët nga tre shkallët e gjyqësorit të jenë anëtarë të GJK.
Kjo javë filloi me formalizimin e Korporatës së Drejtësisë. Të hënën u bë mbledhja inauguruese e Korporatës. Në atë mbledhje u nda edhe shqetësimi për raportin e zhdrejtë midis të paraburgosurve dhe të burgosurve në Shqipëri.
Unë nuk prisja pranim të kërkesës sime thjesht dhe vetëm se i përkas këtij raporti të zhdrejtë. Por rrëzimi i palogjikshëm i kërkesës sime është dëshmi e qartë se juve nuk ju ndjen fare për shqetësimet e shoqërisë shqiptare.
Të nderuar anëtarë të Gjykatës,
Unë nuk kam ndonjë interes të veçantë për arsyetimin e vendimit.
Por ju keni mundësinë të silleni si gjykatë e ligjit. Në të mirë të kujtdo që ndeshet në tre shkallët e gjykimit me çështje si këto që ndeshën në rastin tim.
Keni mundësinë të vendosni kornizën e funksionarëve të lartë subjekt i SPAK.
Keni mundësinë të vlerësoni peshën ligjore të rregulloreve të BE-së për sa kohë Shqipëria nuk është vend anëtar i BE-së.
Keni mundësinë të vendosni një mekanizëm që i lejon gjykatave të aktualizojnë vlera absolute monetare të kahershme që përcaktojnë shkallë të posaçme dëmi penal.
Nëse jepni vlerësim për këto çështje, do të ndikoni drejtpërdrejt edhe në uljen e çështjeve gjyqësore, sepse do të orientoni gjykatat në vendimmarrje më të unifikuara.
Shpresoj që vendimi i arsyetuar të jetë në lartësinë e rolit tuaj: mbrojtje reale e lirisë dhe e ligjshmërisë.


