U vra brenda në burgut në Greqi, kush është i shumëkërkuari Jani Aliaj! I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços, 10 vite në arrati

Aktualitet

U vra brenda në burgut në Greqi, kush është i

I shumëkërkuari Jani Aliaj është vrarë me thikë në burgun Koridhalos në Greqi. Prej 10 vitesh ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasjen e Elton Çiços. Aliaj u arrestua nga autoritetet greke në janar 2025 dhe ishte në pritje të procedurave të ekstradimit drejt vendit tonë. 

Vrasja e Elton Çiços ndodhi më 1 maj 2016 në një nga lokalet e ish-Bllokut, një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Jani Aliaj hyri brenda lokalit "De Niro",  brenda një lokali pranë stadiumit "Selmamn Stermasi" në Tiranë, Aliaj i maskuar me paruke qëlloi Elton Çiçon në tavolinën ku ishte ulur në shoqërinë e disa personave të tjerë. Pas krimit, Jani Aliaj arriti të largohet dhe u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes për hakmarrje. Ndërsa në pranga ra Renato Milloshi i cili në 2017 u dënua me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për moskallëzim krimi. 

Çiça dhe Alia, të dy nga Tepelena, kishin një histori të gjatë konfliktesh mes tyre që dyshohet se kishin si zanafillë prishjen e pazareve të drogës mes dy grupeve të tyre. Ndërsa një tjetër pistë ishte se Alia i kishte vrarë Çiçës shokun e fëmijërisë dhe kjo u bë shkak për nisjen e një serie vrasjes dhe atentatesh. Në Janar 2016,  Aliaj i kishte shpëtuar një atentati me armë te "Rruga e Kavajës" dhe rreth 5 muaj më pas ndodhi atentati vdekjeprurës ndaj Elton Çiços.

Autorësia u zbardh pas gjetjes së një bishti cigareje të hedhur pranë vendngjarjes nga Aliaj. Në maj 2018, Gjykata e Tiranës dënoi Jani Aliaj u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së Elton Çiços.

Ndërkohë, në Greqi ai po vuante dënimin për një vrasje në 2002.

ME TE LEXUARAT