U kapën me mbi 21 kg eksploziv, Prokuroria kërkon 45 vite burg për 3 të pandehurit

Aktualitet

U kapën me mbi 21 kg eksploziv, Prokuroria kërkon 45 vite burg

Prokuroria e Fierit ka dhënë pretencën për tre shtetas të akuzuar për transport dhe mbajtje pa leje të lëndëve shpërthyese. Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të diel në Gjykatën e Fierit, organi i akuzës kërkoi 45 vite burgim në total për të pandehurit Albi Mecini, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli.

Të tre të akuzuarit u arrestuan më 28 shtator 2023, në qytetin e Fierit, pasi u kapën me 21.6 kg lëndë eksplozive. Sipas Prokurorisë, ata vepruan në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Në përfundim të shqyrtimit të dosjes, Prokuroria kërkoi:

12 vite burg për Albi Mecinin, pas bashkimit të dënimeve për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të rendit;

9 vjet e 4 muaj burg për Ervis Cukalin;

9 vjet e 4 muaj burg për Arafat Manërkollin.

Dënimet janë kërkuar pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, i cili u ka ulur dënimin me 1/3. Procesi vijon në Gjykatën e Fierit me pritshmëri për shpalljen e vendimit përfundimtar në seancat e ardhshme.

 

ME TE LEXUARAT