Kafe dhe drogë në Shkodër! Arrestohet pronari i lokalit, policia gjen mbi 1600 fara kanabisi

Pronari i një lokali në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës, është arrestuar në flagrancë, pas gjetjes së 1678 farave të dyshuara narkotike kanabis në lokalin e tij.
Gjatë operacionit, Policia ka kryer një kontroll të detajuar në lokalin e shtetasit Xh. M., ku janë gjetur dhe sekuestruar 1678 fara kanabisi, të cilat u morën si prova materiale. Pas veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 70 vjeç, banues në fshatin Kosmaç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni vazhdon për zbardhjen e mundshme të rasteve të tjera të lidhura me kultivimin e bimëve narkotike.


