“Jep dorëheqjen” - Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 68-të me thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg!

Aktualitet

“Jep dorëheqjen” - Qytetarët marshojnë drejt

Nën thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” mbrëmjen e sotme, drejt Kryeministrisë, për protestën e 68-të radhazi dhe rezistencën popullore për ndryshimin e sistemit dhe rrëzimin e qeverisë.

“Jep dorëheqjen” - Qytetarët marshojnë drejt

Qytetarët shprehën revoltën e tyre me parulla, pankarta dhe thirrje të pandërprera në kor, ku slogani kryesor mbetej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, dil në bulevard, Atdheu është i yni dhe jo biznes privat”, ishte një nga thirrjet e tyre.

“Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Ju erdhi fundi”, “Ndryshim sistemi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju me gaz, ne me vezë, Edi Rama i pabesë”, ishin edhe sloganet e tjera të marshimit, para se të nisin fjalimet në podiumin para kryeministrisë.

ME TE LEXUARAT