“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, gruaja “ngre në këmbë” policinë e Durrësit: Më gjeni burrin!

Aktualitet

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, gruaja “ngre

Një 66-vjeçare ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e bashkëshortit të tij.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se gruaja ka kallëzuar se bashkëshorti i tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Policia po punon për gjetjen e tij.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur një shtetase 66 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi K. B., 66 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij,” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT