BE dënon kërcënimin me tritol ndaj Tonin Sterkajt: Siguria e gjyqtarëve, thelbësore

Bashkimi Europian dënon ashpër sulmin me tritol ndaj gjyqtarit trë Shkodrës Tonin Sterkaj.
Reagimi i Bashkimit Europian vjen një ditë pas kërcënimit me tritol në banesën e magjistratit në Shkodër si dhe pas mbledhjes së KLGJ ku u vendos mbrojtje e magjistratit Tonin Sterkaj dhe familjes së tij nga Policia e Shtetit me 6 muaj.
BE thekson se siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri.”


