Eksplozivi në Bathore mesazh për 36-vjeçarin, kishte dalë nga burgu para pak kohësh
Lajmifundit
/
12 Shtator 2026, 11:55
Aktualitet

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me tritolin e vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm (12 shtator) në Bathore, në banesën e 36-vjeçarit Mariglen Lala.
Sipas gazetares Xhensila Kodra, lënda plasëse është për të paralajmëruar ose për ti dhënë një mesazh 36-vjeçarit, pavarësisht se motivet ende janë të paqarta.
Mësohet se Lala është liruar pak kohë më parë nga burgu ku ka përfituar nga amnistia e fundit penale. Ai është dënuar për një sërë veprash si vjedhje, plagosje dhe gjobëvënie.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


