Operacioni antidro'gë në Athinë, Hita: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vra'sje në Shqipëri

Aktualitet

Operacioni antidro'gë në Athinë, Hita: Mes shqiptarëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita është pyetur nga gazetarët në lidhje me një operacion të policisë greke kundër trafikut të kokainës nga Kolumbia, ku mes të arrestuarve është edhe një shqiptar.

Hita nuk bëri publik emrin për shkak të hetimit, por tha se personi është i dënuar në Shqipëri për vrasje dhe është me rrezikshmëri të lartë.

Kryepolici theksoi se autoritetet shqiptare nga ana e tyre po hetojnë në lidhje me këtë rast.

“Kemi pasur një shkëmbim në kohë reale të informacionit me homologët grekë. Ata na kanë bërë me dije për një operacioni në Athinë, ku kanë kapur një sasi lëndë narkotike kokaine dhe janë arrestuar disa shtetas shqiptare.

Mes tyre është edhe një person në kërkim për llogari të Shqipërisë, i dënuar për vrasje, me rrezikshmëri të lartë, por ngaqe informacioni është konfindencial nuk mund të bëj publik emrin.

Ne kemi vazhduar verifikimet në të gjithë pjesën sa na takon ne, duke filluar hetimet tona në lidhje me këtë rast të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, tha Drejtori i Policisë, Skënder Hita.

Trafik kokaine nga Kolumbia, operacioni i policisë greke ku u kap edhe një shqiptar, Skënder Hita: Është i dënuar për vrasje, person me rrezikshmëri të lartë
 

ME TE LEXUARAT