I moshuari në protestë: Pasuritë tona nuk shiten! Të organizojmë vendosjen para drejtësisë të qeverisë Rama

Aktualitet

I moshuari në protestë: Pasuritë tona nuk shiten! Të

Fjalimet përballë godinës së Kryeministrisë kanë vënë në shënjestër planin e ekzekutivit për privatizimin dhe tjetërsimin e pasurive strategjike kombëtare në dobi të një grupi të ngushtë oligarkësh, duke e cilësuar këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare.

Gjatë protestës maratonë, një nga aktivistët e pranishëm në bulevard denoncoi projektet e ashtuquajtura zhvillimore, përfshirë aferën e Portit të Durrësit dhe planet për dorëzimin e ishullit të Sazanit e Zvërnecit.

Protestuesi u ndal te mekanizmi i përdorur nga kryeministri për të mbuluar dhënien e pronave shtetërore përmes emrave të huaj, ndërkohë që përfituesit realë janë biznesmenët e lidhur me pushtetin:

“Jemi dëshmitarë të shkatërrimit që mundohet t’i bëjë kryeministri pasurive kombëtare. Duhet ta dini që ka hartuar disa projekte që të gjitha kanë dështuar, si shkatërrimi i portit për interes të oligarkëve! Nuk është as Alabbari, janë oligarkët që mblidhen me Edi Ramën.

Kërkon të japë Zvërnecin dhe Sazanin janë dy pika strategjike në territor që duhen mbajtur për sigurinë kombëtare, jo të jepen! Qeveria mashtron duke hedhur disa projekte gjoja zhvillimore.”

Në pjesën përmbyllëse të fjalës së tij, aktivisti lëshoi një mesazh të qartë për distancim nga elitave politike të konsumuara dhe organizimin e një revolte të pastër popullore për të çuar ekzekutivin përpara drejtësisë:

“Të sigurojmë bashkimin sa më të madh të shqiptarëve, përjashtuar drejtuesit kryesorë të opozitës, ndërsa populli tjetër duhet të jetë i pranishëm në sheshin e protestës! Kërkohet një organizim. Ta bëjmë organizimin që ta vërë para drejtësisë qeverinë Rama, poshtë qeveria Rama!”

ME TE LEXUARAT