Atentati me një viktimë në Laç, policia shoqëron disa persona: Mund të kenë dijeni për ngjarjen

Aktualitet

Atentati me një viktimë në Laç, policia shoqëron disa

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat pas atentatit me armë zjarri të ndodhur në Laç, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika.

Te shoqëruarit dyshohet se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe po merren në pyetje nga grupi hetimor.

Ndërkohë, policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe vijon kontrollet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

40-vjeçari u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij dhe megjithëse u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po administron provat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa motivet e atentatit mbeten ende të paqarta.

ME TE LEXUARAT