GJKKO rrëzon kërkesën e Jorgo Goros për pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe rikthimit në burg

Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Jorgo Goros për pezullimin e

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarë, Jorgo Goro për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të dhënë ndaj tij.

Sipas njoftimit zyrtar, Goro kishte depozituar më 31 mars 2026 një kërkesë pranë gjykatës me objekt pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 53, datë 30 korrik 2025

Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda vendosi rrëzimin e kërkesës, duke argumentuar se ajo nuk mbështetej në prova dhe në ligj.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen kërkuesit, ndërsa ish-kryebashkiaku ka të drejtë të apelojë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

ME TE LEXUARAT