Humb kontrollin e “Audit” dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara, plagoset rëndë 31-vjeçari në Lezhë

Aktualitet

Humb kontrollin e “Audit” dhe përplaset me murin e dy makina

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lapidarit.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi K.G., banues në Shëngjin, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur rrethues dhe më pas me dy automjete të parkuara.

Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar fraktura të shumta. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

ME TE LEXUARAT