Historia e pabesueshme e Vendim Kapajt, nga pastrues i Bashkisë së Vlorës në Hollywood, pjesë e filmit “The Odyssey”

Aktualitet

Historia e pabesueshme e Vendim Kapajt, nga pastrues i Bashkisë së

Emri i Vendim Kapajt, artistit të vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, është rikthyer në vëmendje pasi interpretimi i tij i iso-polifonisë shqiptare u përfshi në kolonën zanore të filmit “The Odyssey” të regjisorit të njohur Christopher Nolan.

Kompozitori dhe instrumentisti, i cili prej afro pesë dekadash i ka shërbyer muzikës shqiptare dhe njihet veçanërisht për interpretimin unik të fyellit me dhëmbë dhe culës dyjare, sot punon në shërbimet e pastrimit të qytetit, për të fituar të ardhura për familjen.

Regjistrimet e kolonës zanore për “The Odyssey” u zhvilluan në Vlorë, në ambientet e Teqesë së Kuzum Babait, ku Kapaj interpretoi për rreth pesë orë në praninë e kompozitorit fitues të çmimit Oscar, Ludwig Göransson. Përfshirja e iso-polifonisë shqiptare në një prodhim të Hollywood-it u cilësua si një moment historik për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi ndërkombëtar dhe kontributit të tij të gjatë në ruajtjen dhe promovimin e muzikës tradicionale shqiptare, artisti thotë se është detyruar të punojë jashtë profesionit.

ME TE LEXUARAT