Hidhet shorti për padinë e Veliajt ndaj prokurorit Olsi Dado, ja kush do e shqyrtojë çështjen

Aktualitet

Hidhet shorti për padinë e Veliajt ndaj prokurorit Olsi Dado, ja kush

Hidhet shorti në gjykatën administrative të Tiranës për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Si bëjnë me dije burimet, çështjen do ta shqyrtojnë gjyqtari administrativ i shkallës së parë Hazbi Balliu. Veliaj ka kërkuar pavlefshmërinë e emërimit në detyrë të prokurorit të posaçëm Olsi Dado.

Përmes kësaj kërkesë padie, Veliaj kërkon shpalljen të pavlefshëm të dekretit të vitit 2008 që e shpallte Olsi Dadon nga noter në prokuror.
Kërkesën Veliaj e argumenton me faktin se ligji i kohës nuk e lejonte një emërim të tillë pa kryer më parë shkollën e magjistraturës.

Kërkesë-padia e Veliajt kundër Presidencës i referohet kohës kur ky institucion drejtohej nga Bamir Topi. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, pa shkollën përkatëse të Magjistraturës.
Në këto kushte Veliaj kërkon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të reagojë duke shkarkuar Dadon.

 

ME TE LEXUARAT