Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin/ Nuk pranon kontrollin e çantës, avokati i ish-deputetes mbetet jashtë sallës së gjyqit

Aktualitet

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin/ Nuk pranon kontrollin e

Sot mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi.

Avokati i Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë.

Sipas ish-deputetes, Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar, nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.

Avokati Kujtim Cakrani: Luftën politike nuk mund ta materializosh në akuzë, pa sjellë një fakt apo një dokument. Pse nuk është bërë një analizë financiare ndaj Metës në atë periudhë në 2009. Akuza për korrupsion për CEZ-DIA nuk qëndron. Mesazhi “deri nesër më duhen 200”, nuk gjendet në dosje fare. Është cenuar rëndë Kushtetuta, nëse do vendosësh nën përgjim një deputet të Republikës duhet vendim. Në 2009 Meta nuk ka pasur funksion publik. Prokuroria me veprimet dhe mosveprimet e saj, një mesazh ku është përgjuar një deputet pa vendim gjykate, organi i procedurës ma sjell këtu, mendoj se është shkelje ligji. Jemi të pafajshëm sa i përket çështjes së CEZ-DIA.

Kërkesë tjetër, përjashtimin e dëshmisë së të ndjerit Dritan Priftit. Nuk e kemi më ta thërrasim ta ballafaqojmë e të bëjmë pyetjet tona, prandaj kërkojmë përjashtimin e kësaj prove. Deklarata e Dritan Priftit u mor në 2015, para se të regjistrohej procedimi penal. U dha para prokurorisë së zakonshme në Tiranë. Ka deklaruar fakte qe s’kanë asnjë lloj lidhje me Cez Dia, por ka folur për Kastriot Ismailaj. Ata njiheshin, ishin shokë. Ai nuk duhet të dëshmonte sepse ishte në konflikt të hapur. Dritan Prifti, Tom Doshi e të tjerë, kërkonin ta eliminonin publikisht z.Meta. Prandaj kërkoj që dëshmia e tij të përjashtohet si provë

ME TE LEXUARAT