Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjes për ndryshimin e masës së sigurisë

Jurgis Çyrbja kërkoi që masa e sigurisë ndaj tij, arresti në burg, të zëvendësohej me një masë më të lehtë, por Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e refuzoi këtë kërkesë.
Kërkesa u paraqit më 22 korrik 2025 dhe synonte ndryshimin e masës së sigurisë, e caktuar më 20 tetor 2024 me vendim të kësaj gjykate, dhe e konfirmuar në vazhdimësi nga gjykata e apelit.
Në vendimin nr. 503, datë 23.07.2025, gjykata konkludoi se kërkesa ishte e pambështetur në ligj dhe prova, duke e rrëzuar atë.
Gjykata i ngarkoi shpenzimet gjyqësore kërkuesit dhe njoftoi se vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


