Gent Gazheli u shkarkua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ja kush e zëvendëson
Lajmifundit
/
28 Janar 2026, 13:16
Aktualitet

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, ka miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.
Sipas vendimeve të miratuara, Gent Gazheli është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe është emëruar Zëvendësministër i Mjedisit.
Në vend të tij, Besmir Beja është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, Gentian Kerri është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.



