“Fat i keq”- Rrëfehet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut: Babai i kishte vdekur…

Aktualitet

“Fat i keq”- Rrëfehet kushëriri i shqiptarit që humbi

Vasil Palo ishte një prej dy shqiptarëve dhe 7 tifozëve të PAOK-ut, që humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Rumani, teksa udhëtonin drejt Lionit të Francës për ndeshjen e radhës në Europë.

“Fat i keq”- Rrëfehet kushëriri i shqiptarit që humbi

Thoma Nika (foto sipër), i afërm i të riut shqiptar nga Korça, që ishte një prej tifozëve më aktivë të skuadrës greke, ka rrëfyer se si e njeh të ndjerin, lidhjet familjare me të dhe çfarë di për ngjarjen e rëndë.

“Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë lajmet. Djali kishte lindur në Greqi. Djem të rinj ndjekin ndeshjet, nuk e di çfarë ekipi ishte, pak e di, siç iknin me fugon ishin përplasur me një kamion edhe kjo është ngjarja. Jetonte në Greqi, i ati i kishte vdekur. Jetonte me motrën me të ëmën”, rrëfen ai.

Dhe më tej tregon për marrëdhëniet familjare, dramën sociale dhe të kaluarën.

“Nuk kemi pasur shumë lidhje që kur i vdiq i ati dhe e ëma u rimartua me një tjetër dhe ne nuk dimë se çfarë ndodhte andej, s’kanë ardhur ndonjëherë këtu në Shqipëri ata. Pavarësisht se ne nuk kemi pasur lidhje se siç ikën, se ne nuk vinim dot, se nuk kemi as kartat, pasaportat që të vemë dhe duke të vdekur dhe kushëriri mbyllen shumë gjëra, nuk e dimë, se e ëma u martua. Ka gati 10 vite i ati që i ka vdekur, kur ishte rreth 13-14 vjeç Vasili, kur i vdiq i ati.

Thomai thotë se është fat i keq dhe fatkeqësi e madhe ajo që ka ndodhur.

 



 

ME TE LEXUARAT