FOTO+VIDEO/ Protesta e gjashtë për Zvërnecin, shfaqet mes qytetarëve dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato

Mes turmës së mijëra qytetarëve që janë mbledhur para kryeministrisë sot për të gjashtën ditë me radhë, është vënë re edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Gonzato është parë teksa ecte midis protestuesve, të cilët kanë zënë të gjithë bulevardin para zyrës së Edi Ramës.


Visualizza questo post su Instagram
Prania e ambasadorit në protestën e Tiranës vjen në një moment kur protesta qytetare ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u shtrirë edhe në qytete si Elbasan, Korçë, dhe në diasporë, përfshirë Mynihun e Gjermanisë.

Kujtojmë se qytetarët janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe qeverisë, ku dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


