FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia therëse e protestuesve kundër Ramës

Aktualitet

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”,

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë.

Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh si një kritikë ndaj asaj që ata e konsiderojnë distancë mes qeverisë dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Protestat në Sheshin “Skënderbej” vijojnë prej 67 ditësh, me pjesëmarrësit që kërkojnë ndryshime politike dhe vazhdojnë të shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes aktuale.

ME TE LEXUARAT