FOTO/ Reagon zyrtarisht Lollipop Club për ngjarjet gjatë performances së Yll Limanit

Pas lajmeve të shumta që u përhapën në rrjetet sociale dhe portale lidhur me incidentin gjatë performances së Yll Limanit në Lollipop Club, drejtuesit e klubit kanë dalë me një sqarim zyrtar.
Sipas njoftimit të publikuar, në mbrëmjen e kaluar nuk ka pasur asnjë përdorim armësh apo persona të lënduar brenda ambienteve të klubit. Situata, theksojnë ata, u menaxhua menjëherë nga stafi dhe gjithçka u kthye në normalitet pa asnjë problem shtesë.

Lollipop Club konfirmon se siguria e klientëve dhe stafit mbetet prioritet kryesor, ndërsa premton të vazhdojë të ofrojë netë plot energji, kujtime të bukura dhe argëtim, siç ka bërë prej vitesh.
Ky reagim vjen për të qetësuar publikun dhe për të ndalur spekulimet e panevojshme që u përhapën pas incidentit.


