Çfarë po ndodh në Shkozë pas ndërhyrjes në Paskuqan? Bashkia e Tiranës nis aksionin e madh

Pas ndërhyrjes për pastrimin e lumit të Tiranës në zonën e Paskuqanit, Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin edhe në lumin Lanë, në zonën e Shkozës, Njësia Administrative Nr. 2.
Mjetet e rënda të Bashkisë dhe punonjësit në terren kanë nisur punën për largimin e mbetjeve të grumbulluara në shtratin dhe përgjatë brigjeve të lumit, me synim përmirësimin e gjendjes së zonës dhe shmangien e bllokimeve, sipas Bashkisë.
Bashkia njofton se ndërhyrja në Shkozë është pjesë e punës së vijueshme për pastrimin e lumenjve dhe kanaleve në territorin e Tiranës, duke u fokusuar në zonat ku janë konstatuar grumbullime të mbetjeve dhe nevojë për ndërhyrje me mjete të rënda.
Aksioni pritet të vijojë edhe në pika të tjera problematike, si pjesë e punës për mirëmbajtjen dhe pastrimin e territorit.


