Falsifikuan dokumentet për të përfituar prona, prokuroria cakton masat arrest me burg dhe shtëpie për 12 personat e përfshirë në Durrës

Aktualitet

Falsifikuan dokumentet për të përfituar prona, prokuroria cakton

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, gjykata ka caktuar masa sigurie të ndryshme, përfshirë “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe detyrimin për paraqitje në policinë gjyqësore për 12 personat e dyshuar për falsifikim dokumentesh për të përfituar prona.

Hetimi ka nisur në vitin 2022, pas problematikave të konstatuara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë. Verifikimet ngritën dyshime për falsifikim të dokumenteve dhe regjistrim të paligjshëm të pasurive.

Sipas hetimeve, skema dyshohet se është përdorur për përvetësimin e pronave në gjashtë raste në zonën kadastrale 1574, në zonën e Kallmit dhe ish-NB Frutore në Durrës, një zonë me interes të lartë për shkak të pozicionit bregdetar.

Prokuroria dyshon se disa persona, në bashkëpunim me punonjës të ASHK-së Durrës, kanë falsifikuar dokumentacionin e pronave, duke futur në arkiv dokumente të manipuluara me numra reference të dyfishta dhe më pas duke i regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme me data fiktive.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në disa raste janë hequr fletët origjinale të regjistrave, ku pasuritë rezultonin me pronar “shtetin”, dhe ato janë zëvendësuar me dokumente të falsifikuara në emër të personave nën hetim. Më pas, sipas prokurorisë, disa prej këtyre pronave janë shitur te persona të tretë për të humbur gjurmët e përfitimit.

Nga ana tjetër, disa punonjës të ASHK Durrës dyshohet se kanë regjistruar këto pasuri duke përdorur dokumentacionin e falsifikuar dhe pa kryer verifikimet ligjore të nevojshme.

Gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg” për tre persona të dyshuar, ndërsa katër të tjerë janë vendosur në “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, për pesë persona të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Sa më sipër, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos:

Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin R.SH, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin A.K, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin B.Z., i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Arrest me burg” për shtetasin R.Z, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin Sh.Sh. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues ‘Arrest në shtëpi” për shtetasin V.M. i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin A.M. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin B.XH i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentave’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.XH., i biri, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin J.M, e dyshuar për veprat penale të ‘Shpërdorimit te detyrës’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin L.D, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’; dhe
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin A.C, i dyshuar për veprën penale te ‘Shperdorimit te detyres’.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos gjithashtu sekuestro preventive ndaj pasurive të mëposhtme:

–              Pasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;

–              Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;

–              Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;

–              Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;

–              Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;

–              Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;

–              Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;

–              Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;

–              Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;

–              Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;

–              Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;

–              Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhe

–              Pasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.

ME TE LEXUARAT