“Nuk ishte arrestim” / Artan Hoxha: Ergys Agasi ndezi alarmin kur kryeministri i hoqi ‘imunitetin’

Gazetari Artan Hoxha e cilësoi arrestimin e Ergys Agasit, të të pandehurit për dosjen e AKSHI-t, si një “dorëzim të kontrolluar”. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, gazetari theksoi se Agasi ka lëvizur në Tiranë në mënyrë të pashqetësuar, dhe se pas muajsh në arrati, atij iu hoq “imuniteti”.
“Është një arrestim pas 10 muajsh, jo se Agasi ishte njeri nuk e dinin se ku ishte. Thjesht pas 10 muajsh imunitet, Ergys Agasit iu hoq imuniteti dhe u ndal zbuluar që ta arrestonte shoferi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Durrësit dhe një polic i shqiponjave. Një personazh kaq i madh me këto lidhje dhe pushtet, e kapin dy policë të grupit të gatshëm të komisariatit të gatshëm. Regjisori duhet ta bënte pak më interesante. Mund të jetë arrestimi më i dokumentuar në Shqipëri se në çdo cep ishte një polic që i shkrepte foto.
Si ndodhi kjo gjë? Pse Agasi ishte i sigurt deri në atë moment se nuk do ta preknin. Nuk ishte thjesht në Durrës, por në Tiranë. Edhe atë ditë ka kur nga Tirana në Elbasan. Agasi nuk ishte një njeri që mund ta kapte grupi i gatshëm. Pra për sa kohë që ai ishte Ergys Agasi. Nuk është njeri që vjen nga bota e krimit, por dikush ia delegoi pushtetin dhe më pas bëri atë që bëri. Pasojat e tij do të shikohen. Akoma nuk kanë shkuar tek premtimet që ka bërë ai për prokurorinë. Për mua çështja penale për mua është mbyllur për Agasin. Atij mund t’i shtohet ndonjë akuzë rrugës”, theksoi ai.
Sipas tij, arrestimi i tij u bë për t’i mbyllur gojën dhe për të mos lejuar që të flasë, pasi mund të implikojë pushtetin. I pyetur se përse u arrestua tani, Hoxha theksoi se ishte kthyer në rrezik për pushtetin. Spas tij, Agasit, pas kaq shumë muajsh që lëvizte i lirë në Shqipëri, atij ia shkriu “imunitetin” kryeministri.
“Tani ai u kthye në rrezik. Ai nuk është problem për botën e nëndheshme por për pushtetin. Agasi ka dokumentuar se çfarë ka bërë pushteti me botën e nëndheshme. Ai kërcënonte lart sepse ne e pamë si merrte tenderat, vinte me shishën e verës nga pas. Ishte pas kryeministrit. Ergys Agasi u bë Ergys Agasi se i ra bingo. Ia delegoi këtë pushtet kryeministri. Kush ia shkriu imunitetin? Kryeministri.“, shtoi ai.
Më tutje, gazetari shtoi se Agasi mund të mos flasë.
“Nuk shpresoj më që të flasë. Do të negociohet supa e burgut dhe ndonjë favor. Pra Agasi është arrestuar për t’iu mbyllur goja, prandaj e quaj dorëzim i kontrolluar. Do të marrë përsipër akuzat që ka. Ka ndjenjur në Tiranë i pashqetësuar.”, tha Hoxha.


