EMRI/ Po dilte nga Shqipëria me 45 mijë euro të padeklaruara, kapet greku në Portin e Sarandës!

Aktualitet

EMRI/ Po dilte nga Shqipëria me 45 mijë euro të padeklaruara,

Tentoi të dilte nga Shqipëria nëpërmjet Portit të Sarandës, me 45000 euro cash pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek.

I dyshuari është Grigorios Vlachopoulos, ndërsa është sekuestruar si provë materiale edhe valuta e kapur nga Policia Kufitare e Vlorës.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi”, thuhet në njoftimin zyrtar.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

ME TE LEXUARAT