EMRI/ Kërkohej për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari

Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare është ekstraduar nga Dubai drejt vendit tonë.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për shtetasin Bamir Halili (Axhami), me origjinë nga Kukësi.
Mësohet se ndaj tij Gjykata kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
“Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.
Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit B. (H.)(A.), 30 vjeç, lindur në Kukës”, njofton Policia.


