EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet

Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në përshtatjen e ambienteve për kultivimin e bimëve narkotike.

Në pranga u vu Gjergj Goli 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përshtatur dy banesa me pajisje ndriçimi për kultivimin e kanabisit.

Nga këto dy ambiente, disa javë më parë, policia sekuestroi 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kilogramë lëndë narkotike të përpunuar si dhe 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi: 

Vau i Dejës/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.

Akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e 2 ambienteve (banesa) për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, në fshatin Barbullush, vihet në pranga 46-vjeçari.

Nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gj. G., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT