“Edhe sa miliona duhet të vjedhë Balluku?”/ Dita e 51-të e protestës, qytetarët flasin me pankarta: Kjo është…

Dita e 51-të e protestës tregoi edhe një herë qëndrueshmërinë e qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar sistemin politik dhe keqqeverisjen.
Edhe sot nuk munguan pankartat e larmishme, nga kërkesa për dorëheqjen e qeverisë, tek arrestimi i ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, largimin e Edi Ramës dhe deri tek ato për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Mes parullave që binin në sy ishin ato si:
“Edhe sa miliona duhet të vjedhë Balluku, që SPAK të zgjohet nga gjumi?”
“Çdo ditë më shumë, çdo zë më i fortë”
“51 ditë, zëri ynë, e ardhmja jonë”
“Ndryshoni kodin elektoral, 100% lista të hapura”
“Tatimet në kulmin e sezonit, kjo është Rilindja e turizmit”
Fillimisht u grumbulluan si përditë në sheshin “Skënderbej” për t’iu drejtuar me marshim bulevardit drejt kryeministrisë.
Ata i bënë thirrje kryeministrit për largim pasi “nuk i përfaqësonte”, ndërsa mbanin pankarta dhe parulla.


