E trishtë/ Ndërron jetë gazetarja Rezarta Reci

Ka ndërruar jetë sot në moshën 64-vjeçare gazetarja e njohur Rezarta Reci, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Rezarta Reci njihej gjerësisht si ideatorja dhe moderatorja e emisionit “Arratia e peshkut të kuq” në News24, një program që për vite me radhë u kthye në një hapësirë reflektimi, dialogu dhe rrëfimi të thellë njerëzor.
Gazetarja Rezarta Reci ka qenë ideatorja dhe moderatorja e emisionit “Arratia e peshkut të kuq” për vite të tëra.
Përveç kontributit të saj si gazetare dhe moderatore, Reci ishte edhe autore e disa librave, ku përfshinte intervista, rrëfime personale dhe përjetime që pasqyronin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale/Ballkan


