E RËNDË/ Nxorri gruan e tij të prostituojë! Prokuroria e Beratit dërgon në gjyq dy persona...

Aktualitet

E RËNDË/ Nxorri gruan e tij të prostituojë! Prokuroria e

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre shtetas, të akuzuar për përfshirje në një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe moskallëzim krimi.

Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit R.L., E.V. dhe K.D. akuzohen për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” në bashkëpunim dhe “Moskallëzim i krimit”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit R.L., E.V. për veprën penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ parashikuar nga neni 114/2 të Kodit Penal, si dhe shtetasin K.D., i akuzuar për ‘Moskallëzim të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.256 të vitit 2025, u provua se të pandehurit R.L., E.V. dhe K.D., kanë kryer veprat penale për të cilën u akuzuan.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se të pandehurit R.L., dhe E.V., me anë të veprimeve konkrete kanë bërë të mundur të shfrytëzojnë shtetasen Y.Sh për prostitucion. Nga deklarimi i kësaj shtetase rezultoi se ajo ka ushtruar prostitucion dhe bashkëjetuesi i saj, R.L., ka pasur dijeni pasi ai i merrte lekët e përfituara nga veprimtaria kriminale kur kjo shkonte në shtëpinë që bashkëjetonin. Ajo ka sqaruar se klientët ia siguronte shtetasi E.V., i cili ishte pronar i lokalit të natës “Star”, ku ishte e punësuar si balerinë.

I pandehurit R.L., pranoi se e ka shtyrë bashkëjetuesen e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Me raste e ka ndihmuar për t’i gjetur ndonjë klient për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit R.L. dhe E.V., kanë realizuar veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Ata kanë vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimi i prostitucionit” në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

 

 

ME TE LEXUARAT