E rëndë në Durrës, 91-vjeçari gjendet i pajetë në banesë nga familjarët
Lajmifundit
/
16 Korrik 2025, 08:39
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, në qytetin e Durrësit, ku një 91-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi L. M. ka kryer vetëvrasje duke u vetëvarur, ndërsa kanë qenë familjarët që që kanë gjetur trupin e të moshuarit pa shenja jete.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet që mund ta kenë çuar të moshuarin drejt këtij akti të rëndë.


