Ishte e parkuar në oborrin e Dioqezës së Lezhës, përfshihet nga flakët makina
Lajmifundit
/
12 Maj 2026, 09:14
Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë.
Makina ka qenë e parkuar brenda oborrit të dioqezës së Lezhës. Ajo kishte qenë e parkuar prej gati një jave dhe, në momentin e shpërthimit në flakë, fatmirësisht nuk ka pasur persona brenda.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë, duke parandaluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të flakëve në godinën e Ipeshkvisë së Lezhës.
Si shkak paraprak dyshohet një shkëndijë elektrike.


