Droni e policia rrethojnë varrezat e Korcës, kërkime për ekzekutorin e ushtarakut
Lajmifundit
/
8 Gusht 2026, 21:12
Aktualitet

Forcat e RENEA-s kanë nisur kontrollet në varrezat e qytetit të Korçës, për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zhuko.
Sipas informacioneve paraprake, Kristjan Sterjo, i dyshuari për vrasjen, është parë në këtë zonë pas ngjarjes.
Për këtë arsye, forcat speciale kanë përqendruar kërkimet në varrezat e qytetit.
Kontrollet u zhvilluan edhe pranë banesës së Kristjan Sterjos, por nuk kanë mundur ta gjejnë.


