Dita e 85-të e revoltës: Qytetarët nuk tërhiqen / Dorëheqja dhe qeveria tranzitore, kushti i panegociueshëm në shesh

Aktualitet

Dita e 85-të e revoltës: Qytetarët nuk tërhiqen /

Sot shënohet dita e 85-të e revoltës qytetare, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.

Nisja e grumbullimit u bë në sheshin “Skënderbej”, nga ku turma e protestuesve nisi marshimin përgjatë bulevardit drejt godinës së Kryeministrisë. Me mbërritjen përpara selisë së ekzekutivit kanë nisur edhe fjalimet e qytetarëve, të cilët po ngrenë zërin për shqetësimet kryesore dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Protestuesit theksojnë se kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra.

Platforma e tyre përfshin krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor për të përgatitur vendin për zgjedhjet e ardhshme, si dhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që konsiderohen si të dëmshme e në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë tërheqje dhe se protesta do të vijojë ditë pas dite deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

ME TE LEXUARAT