VIDEO/ Puthje romantike mes balerinës shqiptare dhe partneres së saj, incidenti i papritur prish paradën në Milano

Milan Pride 2026 u zhvillua mes muzikës, festës dhe mesazheve për të drejtat e komunitetit LGBTQIA+, por nuk munguan as momentet e tensionit. Një incident gjatë paradës ku merrte pjesë këngëtarja e njohur Elodie, së bashku me partneren e saj, balerinës shqiptare, Francesca Nuredini, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Artistja italiane, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTQIA+, mori pjesë në marshimin e 27 qershorit në Milano, në edicionin e 25-të të Pride. Për herë të parë në një event të tillë publik ishte edhe partnerja e saj, Francesca Nuredini, me të cilën ajo u shfaq e afërt mes qindra mijëra pjesëmarrësve.
Gjatë marshimit, ndërsa çifti po lëvizte mes turmës së madhe të njerëzve, një video e publikuar në TikTok dhe e shpërndarë më pas në platformën X tregon momentin kur Elodie tërhiqet papritur nga krahu nga një person i pranishëm në turmë. Sipas pamjeve, personi duket se tenton të tërheqë vëmendjen e këngëtares, ndërsa ndërhyrja ndodh pavarësisht korridorit të krijuar nga stafi i eventit.
Vi devono tagliare le mani, ma come vi viene in mente di tirare il braccio a una persona in questo modo.
— Elody✨ (@elodeaaaka) June 27, 2026
Io bho… pic.twitter.com/4lSQNDTLKZ
Elodie shfaqet e befasuar dhe e shqetësuar për disa sekonda, por më pas vijon marshimin pa pasoja të mëtejshme.
Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë dënuar sjelljen e personit, duke theksuar se entuziazmi nuk justifikon prekjen fizike të padëshiruar, sidomos në evente me pjesëmarrje masive.
Pavarësisht incidentit, dita vijoi në atmosferë festive për këngëtaren, e cila ndau më pas në rrjetet sociale një foto ku shihej duke u puthur me Francesca Nuredini.


