Dita e 22-të e revoltës popullore, mediat e huaja jehonë protestës: Mijëra qytetarë kërkojnë ndryshimin e qeverisë!

Aktualitet

Dita e 22-të e revoltës popullore, mediat e huaja jehonë

Revolucion dhe revoltë popullore, ku kërkohet ndryshimi i qeverisë.

Kështu e cilësojnë mediat e huaja prestigjioze protestën që zhvillohet në Tiranë dhe ku marrin pjesë mijëra shqiptarë.

Protestat e zhvilluar prej tre javësh tashmë në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar mbi marshimin e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për ndryshim politik.

financial times

Agjencia Reuters shkruan se mijëra protestues marshuan në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar një ndryshim të qeverisë.

Zë protestës i është dhënë edhe nga Al Jazeera në gjuhën angleze, ndërkohë Financial Times raporton se dhjetëra mijëra shqiptarë iu bashkuan asaj që e cilëson si “Flamingo Revolution”, duke pasqyruar mobilizimin qytetar dhe zhvillimet politike që po shoqërojnë protestat në vend.

Sot mbahet edhe dita e 22-të e protestës para kryeministrisë.

ME TE LEXUARAT