Detaje të reja nga vrasja në Mirditë, viktima Valter Lleshi u gjet brenda automjetit të tij
Lajmifundit
/
15 Qershor 2026, 08:32
Aktualitet

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, në segmentin rrugor Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një shtetas brenda automjetit të tij.
Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç. Ai është konstatuar pa shenja jete në automjetin tip “Toyota”, me të cilin po udhëtonte në momentin e ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.


