Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti i shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku u raportua për një sherr fizik mes një qytetari dhe një polici të Rrugores.
Autori i këtij sulmi të përgjakshëm është identifikuar si shtetasi Dorjan Kasa, i cili tashmë ndodhet pas hekurave të paraburgimit.
Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, pranë një qendre tregtare, ku oficeri i policisë rrugore ishte pozicionuar mbi vizat e bardha dhe po orientonte kalimtarët e shumtë dhe këmbësorët për të kaluar rrugën e sigurt.
Në dëshminë e zbardhur që efektivi ka dhënë, ai ka përshkruar momentin kur është sulmuar nga pas:
“Për një moment nuk po e kuptoja se kush ishte ky person, pasi nuk e njihja fare. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë, reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart,” ka sqaruar efektivi.


