Deputetët në Kosovë do të ndëshkohen, kush ofendon do i mbahet 50% e pagës
Lajmifundit
/
30 Prill 2024, 17:13
Aktualitet

Komisioni për Legjislacionin në Kuvendin e Kosovës kanë miratuar ditë ne sotme Kodi e ri të Sjelljes.
Sipas këtij kodi të gjithë ata deputetë të cilët do të shkelin rregulloren e Kuvendit, duke ofenduar, sharë apo nxitur dhunë në Parlament do të ndëshkohen.
Masat ndëshkuese parashikohet të jetë mbajtja e 50% të pagës së tyre mujore. Futja e Kodit të ii vjen pas ofendimeve dhe përplasjeve fizike të ndodhura së fundmi gjatë kësaj legjislature në Kuvendin e Kosovës.


