Debati për protestat, Evis Kushi: Janë instrument i demokracisë por nuk zëvendësojnë votën!

Aktualitet

Debati për protestat, Evis Kushi: Janë instrument i demokracisë

Protestat që prej 25 ditësh po zhvillohen në Tiranë kundër investimit 4 miliardë dollarësh në Zvërnec dhe kundër qeverisë Rama ishin në qendër të debatit mes deputetes socialiste për Elbasanin dhe ish-ministres së Arsimit, Evis Kushi, dhe drejtuesit në një studio televiizve.

Përtej pesë kërkesave të protestuesve, diskutimi u përqendrua te legjitimiteti i mazhorancës, reforma e sistemit zgjedhor, roli i opozitës, integrimi europian dhe ndikimet e huaja në protestë.

Në leximin e mazhorancës, protesta nuk mund të kthehet në një mekanizëm që zëvendëson legjitimitetin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar pesë kërkesat e protestuesve, mes të cilave krijimi i një qeverie tranzitore 12-mujore, ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe kufizimi në dy mandate i postit të kryeministrit, Kushi argumentoi se shqetësimet e qytetarëve duhen dëgjuar, por jo të zgjidhen duke anashkaluar votën.

“Protestat janë një instrument i demokracisë. i respektojmë kërkesat e tyre. Duhet të dëgjojmë e të reflektojmë, por vendi është në rrugën e integrimit në BE dhe kjo shumicë ka marrë mandatin nga mbi 856 mijë shqiptarë për të finalizuar këtë proces. Është e vërtetë që ka shumë qytetarë në shesh dhe kjo është prova që ia kemi arritur ditës që njerëzit nuk kanë frikë të dalin.

Disa nga shqetësimet e tyre mund të jenë të drejta por ata nuk mund të përfaqësojnë 856 mijë qytetarë që duan PS-në dhe integrimin tonë madhor drejt integrimit në BE. Unë mendoj që duhet të ketë dialog dhe nuk e imagjinoj protestuesit që thonë nuk dialogojnë dhe vendosin ultimatume. Duket një lloj kaosi dhe nuk shoh që protesta të ketë një grup përfaqësuesish.

Te kërkesat ka problematikë sepse kërkohet që një qeveri e ardhur nga vota të zëvendësohet me struktura të ardhura nga protesta. Kërkesat mund të jenë të drejta po rruga e zgjidhjes nuk është kjo. Nuk ka sens” tha ajo.

ME TE LEXUARAT