Cfarë po ndodh me bankomatet e "Raiffeisen Bank", qytetarët nuk tërheqin dot paratë e tyre

Nga Rrjeti
Cfarë po ndodh me bankomatet e "Raiffeisen Bank", qytetarët
Mesazhi qe u eshte shfaqur qytetareve ne bankomatet e Raiffeisen Bank, me 2 korrik 2023, rreth ores 09.30

Klientet e "Raiffeisen Bank" jane perballur me nje surprize te pakendshme diten e diel te 2 korrikut ne Tirane. 

Ata nuk kane arritur te terheqin parate e tyre per shkak te mosfunksionimit te bankomatit.

Denoncimet e mberritura ne redaksi, tregojne se ne pamje te pare gjithcka ishte ne rregull, pasi bankomati dukej ne gjendje pune.

Por pasi klientet kane vendosur karten, e me pas pinin, dhe kane zgjedhur menune "terheqje", ka ndodhur anomalia.

Cfaredo shume qe klientet kane zgjedhur, terheqja e parave ka qene e pamundur.

"Ky transaksion nuk eshte i disponueshem per momentin", shkruhej ne mesazhin qe shfaqet ne monitorin e bankomatit.

Cfarë po ndodh me bankomatet e "Raiffeisen Bank", qytetarët

Qytetaret qe denoncuan rastin thane se kane perseritur nga e para proceduren te pakten 5 here dhe rezultati ka qene i njejte:

Asnje shpjegim, asnje mesazh jo vetem per mosfunksionimin e bankomatit, por as per gjendje te pamjaftueshme, etj.

Ne kete menyre, Raiffeisen Bank demton edhe njehere tjeter rende mardhenien me klientet te cileve u heq aksesin ne parate e tyre per shkak te problemeve te saj.

Kjo behet edhe me e rende nese marrim parasysh se "supriza" ndodh ne nje dite fundjave kur qytetaret kane plane bashke me familjet e tyre dhe ne nje kohe kur filialet e bankes jane te mbyllura, duke pamundesuar keshtu sherbimin qe nuk jepet ne bankomat.

Keqfunksionimi i sherbimit te bankomateve, bashke me radhet e  gjata, komisionet e larta te kredive, kartave dhe sherbimeve te tjera, jane disa nga pikat kritike te sherbimit qe Raiffeisen Bank ofron ne menyre abuzive ndaj klienteve te saj ne Shqiperi, nderkohe qe autoritetet kontrolluese heshtin.  

ME TE LEXUARAT