"Raiffeisen Bank" i mban qytetarit 13500 lekë për një tërheqje në bankomat, komisioni i kartës 17 për qind

Aktualitet

"Raiffeisen Bank" i mban qytetarit 13500 lekë për një

Qytetaret shqiptare po paguajne shtrenjte dhe me tarifa teresisht te pa aresyeshme sherbimet bankare te cilat i marrin ne Shqiperi jashte cdo standardi, me mungese transparence, me radhe te gjata pritje ne arke dhe ne sherbimin e klientit, me komisione dhe me tarifa tejet te larta.

Nderkohe qe shteti dhe institucionet rregullatore nuk veprojne ne mbrojtje te interesit te tyre, qyteareve duket se u ka mbetur vetem ti dokumentojne "skandalet" e bankave dhe ti denoncojne ato.

Qellimi i ketyre dennoncimeve eshte sensibilizimi i qytetareve qe te kene kujdes dhe te vezhgojne cdo shume qe mbahet nga parate e tyre por edhe nje sirene alarmi epr institucionet qe te bejne kujdes dhe te permbushin detyrimet.

Denoncimi i fundit vjen nga nje qytetar, i cili ne daten 5 qershor 2023, ne oren 15.24 ka terhequr 50 mije leke te reja ne bankomat, nga karta e kreditit ne Raifaisen Bank, ne filialin e saj tek rruga e Durresit ne Tirane. 

Sipas faturs se derguar ne denoncimin e tij nga qytetari, pavaresisht se ai ka terhequr 50 mije leke, gjendja e tij e kartes nje dite pas, ne daten 6 qershor, ishte zbritur me 1350 leke te reja!

Qytetari thote se kerkoi menjehere informacion nga banka, pasi ne panelin e online nuk i shfaqej asnje informacion per kete kete shume qe ishte mbajtur nga parate e tij.

Ne daten 8 qershor 2023, punonjesit e Bankes e njoftuan qytetarin se shuma prej 1350 leke te reja, ishte mbajtur si komision per terheqje nga bankomati.

Pra me nje terheqje te vetme, Raiffeisen Bank i ka mbajtur qytetarit 1350 leke te reja!

Paga minimale ne Shqiperi eshte 40 mije leke, dhe kjo banke, per nje terheqje ne bankomat aplikon nje komision qe eshte sa gjithe dita e punes e nje qytetari normal ne Shqiperi!

Menjehere pas vendosjes ne dijeni te ketij fakti, qytetari theksoi se ka vendosur mbylljen e kartes se kreditit tek Raiffeisen Bank, por punonjesit e bankes i kane thene se nuk mund ta beje kete pa kaluar 45 dite!

Nje tjeter cudi shqiptare!

Nderkohe nga verifikimi qe qytetari i beri informacioneve ne panel, rezulton se karta e kreditit qe ofrohet nga Raiffeisen Bank ka nje komsion prej 17 Per qind!

"Raiffeisen Bank" i mban qytetarit 13500 lekë për një

Sigurisht eshte kete pjese qytetari do ta paguaje bashke me komisionin e bankomatit, duke e bere sherbimin e Raiffeisen Bank, jo vetem teper te kushtueshem por edhe te paperballueshem.

ME TE LEXUARAT