Burgu i Durrësit emëron drejtorin e ri, avokati Serjan Mazrreku në krye të institucionit
Lajmifundit
/
21 Prill 2026, 19:17
Aktualitet

Serjan Mazrreku është prezantuar si drejtori i ri i Burgut të Durrësit, në kuadër të ndryshimeve në drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Prezantimi i tij është bërë nga Adriatik Kupi, ndërsa Mazrreku vjen në këtë detyrë me përvojë në administratë dhe fushën ligjore. Aktualisht ai është edhe anëtar i këshillit drejtues të Portit të Durrësit dhe ushtron profesionin e avokatit.
Më herët, ai ka mbajtur për rreth 8 vite detyrën e administratorit të Njësisë nr. 6, si dhe ka pasur angazhime të ndryshme në administratën vendore dhe në politikë.


