Berisha jashtë Kuvendit: Dënoj sulmet e regjimit iranian ndaj fqinjëve, duhet të marrë përgjigje përfundimtare

Aktualitet

Berisha jashtë Kuvendit: Dënoj sulmet e regjimit iranian ndaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët jashtë Kuvendit lidhur me luftën në Iran. Berisha gjatë fjalës së tij dënoi sulmet e regjimit iranian ndaj vendeve fqinjëve. Ndër të tjera ai i bëri thirrje Azerbajxhanit të çlirojnë azerët që vuajnë tiraninë e Ajatollahëve.

“Duke dënuar me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajatollahëve ndaj të gjithë fqinjëve të saj, i bëj thirrje Azerbajxhanit, duke i shprehur të gjithë solidaritetin e PD dhe timin të bëjnë çdo gjë për çlirimin e dhjetëra milionë azerëve që prej dekadash vuajnë në tiraninë e Ajatollahëve.

Irani duhet të marrë përgjigje përfundimtare. Janë mbi 50 përqind e popullatës, të cilët nuk janë persë, por janë të minoriteteve të tjera. Në këto minoritete, azerët janë më kryesorët. Janë rreth 30 milionë.

Uroj dhe shpresoj që edhe bota të ndihmojë çlirimin e tyre sepse regjimi i bazuar në teokraci është një regjim më i rrezikshmi sot”, tha ai.

Berisha ndër të tjera bëri thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e 12 marsit. Sipas tij qëllimi është të përmbysë siç e quan ai regjim diktatorial.

“Shqiptarët të mblidhen me 12 mars për dorëheqjen e Edi Ramës, çdo protestë do të ketë këtë objektiv.
Ftoj shqiptarët të vijojnë betejën tonë për largimin e tij, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT